Rreth Projektit

The Touch of Sun është një projekt i  LF Construction Group sh.p.k i cili është anëtar i Globe International Holdings SA. Globe International Holdings SA është e specializuar në zhvillimin dhe ndërtimin e komplekseve të banimit, me një përvojë të madhe dhe ekspertizë në të gjitha aspektet e planifikimit dhe ndërtimit në tregje të ndryshme ndërkombëtare.

The Touch of Sun është nje kompleks modern banimi që ndodhet në pjesën Jugore-Lindore të Tiranës, në komunën e Farkës, një nga zonat që njohin zhvillimin më të shpejte.Kompleksi është vetëm 0,5 km larg nga qendra tregtare TEG (Qendra më e madhe tregëtare në Shqipëri) dhe vetëm 3,6 km nga qendra e Tiranës. Me një sipërfaqe prej 14.200 m2 kompleks banimi përfshin 8 ndërtesa tre-kateshe, plus Penthouses (papafingot), dhe gjithashtu përfshirë garazhe nëntokesore.

Touch of Sun është projektuar posaçërisht për ata që do të dëshirojnë të kenë një jetë të sigurt, të qetë, dhe të rehatshme. Në këtë vendbanim, mund të gjeni apartamente mjaft funksionale dhe moderne, ku ju mund të shijoni një sipërfaqe të mahnitshme te gjelbër, një pishinë verore, një shesh lojrash të këndshëm për fëmijët tuaj, një mjedis të këndshëm dhe relaksues, duke përfshirë një palestër, dhomë lojë, dhe kinema.